Shpërndahen protestuesit në Shkup

Ka mbaruar edhe për sonte protesta e organizuar në Shkup nga iniciativa qytetare 'Protestoj' e mbajtur së fundi para ndërtesës së Qeverisë për të shprehur mllefin ndaj vendimeve të fundit të kryetarit Ivanov për të amnistuar politikan të përfshirë në krimin zgjedhor dhe të ndodhur në hetime.

Lajme

18/04/2016 23:36

Protestuesit janë shpërndarë pas qëndrimit disa orësh para Qeverisë ndërsa sonte nuk u raportua asnjë incident fizik mes policisë dhe protestuesve.

Ndryshe, protesta sonte nisi para Parlamentit për të nisur më pas tek ministria e Kulturës të cilën e gjuajtën me gurrë dhe ngjyrë e më pas vazhduan për tek Qeveria, transmeton Zhurnal.