Shpërdoruan detyrën, procedohen penalisht 3 zyrtarë

Tre punonjësve të administratës së njësisë Administrative Trebisht, Bashkia Bulqizë, po procedohen penalisht për “shpërdorim detyre”.

Lajme

09/06/2016 16:09

Tre personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal janë shtetasit me iniciale R. S. 54 vjeç, V.C, 44 vjeç dhe E.O, 39 vjeç.

Procedimi penal nda tyre filloi pasi duke qenë në detyrën e punonjësve të administratës së Njësisë Administrative Trebisht, bashkia Bulqizë, kanë marrë vërtetime pranë kësaj Njësie Administrative, sikur trajtohen me ndihmë ekonomike dhe e kanë paraqitur pranë OSHEE-së Bulqizë, duke përfituar në mënyrë te paligjshme, shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE-së.