Shpendi merr vendim interesant për çiftet që do kurorëzohen në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për një vendim interesant që do hynë fuqi nga java tjetër, shkruan lajmi.net.

Lajme

22/04/2017 11:57

Sipas tij, që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru në komunë, transmeton lajmi.net.

“Që nga java tjetër, çiftet që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru në komunën tonë që do ta ketë mbishkrimin e tyre dhe do të mbetet shenjë e bukur ambienti. Edhe shënohet martesa edhe përmirësohet ambienti”, shkruan Ahmeti në Facebook. /Lajmi.net/