Shmanget tragjedia, shqiptari tenton të vrasë gruan e fëmijët me çekiç

Policia e San Canzianit në Itali ka shmangur një ngjarje të rëndë ku një shtetas shqiptar, ka kërcënuar me vdekje gruan dhe dy fëmijët e mitur.

Lajme

02/06/2016 11:45

35-­vjeçari mësohet se ka tentuar të vrasë familjarët e tij teksa mbante një çekiç dhe një thikë në dorë.

Shqiptari mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, ndërsa pas sherrit dhe përplasjes fizike ka shkatërruar shtëpinë.

Me një thikë dhe një çekiç në dorë, ai i kërcënonte me jetë dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten e tij.

Policia italiane, e njoftuar nga fqinjët e familjes shqiptare, hyri në apartamentin ku dëgjoheshin zhurma nga dritarja.

Kryefamiljari madje ka sulmuar edhe policët kur i ka parë përballë. Bashkëshortja dhe dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa 35­vjecari u dërgua në burg.