Shkup: Revolucioni i larmë nuk ndalet (Video)

Pas pothuajse 80 ditë protesta, nga “Revolucioni i larmë” me qëndrim se edhe përkundër temperaturave të larta, aksionet e tyre nuk do të ndalen.

Lajme

26/06/2016 22:15

“Aktivitetet e ‘Revolucionit të larmë’ do të vazhdojnë gjatë gjithë verës. Se a do të jenë këto protesta ose aksione guerile, ose të organizuara në vende të tjera publike, unë nuk e di. Të gjithë e dimë se është verë dhe se shumë njerëz nuk ndodhen këtu, por kjo nuk do të thotë se ‘Revolucioni i larmë’ duhet t’i ngrijë aktivitetet e veta.

Unë pohoj se nuk do të ndalemi, derisa nuk plotësohen të gjitha kërkesat tona, ndërsa kërkesa e parë është që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e PPS-së”, tha Zamir Mehmeti, raporton TV21.TV nga Maqedonia.

YouTube player