Shkodër, 57-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Një grua në fshatin Bardhaj të Shkodrës ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fostoksinë. 57-vjeçarja me iniciale M. M., është vet vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e saj.

Lajme

14/06/2016 09:37

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur gruan pa ndjenja duke e dërguar me shpejtësi në spital. Mësohet se gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.

Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar depresive, ndërsa lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet.