Shkencëtarët shpjegojnë pse meshkujt gjithmonë mendojnë se femrat po flirtojnë me ta

Shumë femra kanë përjetuar atë momentin e pakëndshëm kur një mashkull e ngatërron shoqërinë e pafajshme të saj me një dëshirë seksuale.

Lifestyle

20/02/2015 16:05

Ekzistojnë dy teori të cilat shpjegojnë këtë fenomen, që është një betejë klasike e të natyrshmes dhe të panatyrshmes:

E natyrshmja
Kjo teori shpjegon se meshkujt janë biologjikisht të programuar që të ndjenjë dëshirat seksuale të femrave, kështu që ata nuk e humbasin asnjë mundësi për ta shpërndarë edhe dëshirën e tyre. Femrat, nga ana tjetër, kanë evoluar në një nën-perceptim seksual për shkak që ato kanë nevojë të sigurohen se partneri i tyre do të jetë një partner ideal për të bërë seks me të.

E panatyrshmja
Kjo teori sugjeron se normat shoqërore përcaktojnë se si meshkujt dhe femrat bashkëveprojnë. Kjo linjë e të menduarit sugjeron se në vendet që ka pabarazi gjinore, keqkuptimet kanë ngjarë të jenë më të larta në mesin e njerëzve, ndërsa në vendet me barazi gjinore, nivelet e keqinterpretimit mes meshkujve dhe femrave kanë qenë më të ngjashme, transmeton Lajmi.net.

Në përpjekje për t’i dhënë fund kësaj enigme, Mons Bendixen, një psikolog në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, vendosi që të përsërisë studimin e vitit 2003 që u bë në SHBA, dhe këtë herë ta bëj në Norvegji – në një vend ku ka barazi të madhe në shoqëri.

Duke shpjeguar gjetjet e tij për revistën New York, ai tha: “Norvegjia është seksualisht më liberale se SHBA. Një femër norvegjeze mund të luajë një rol më aktiv në takim me një mashkull se sa një femër amerikane”. Kjo prandaj mund të çojë në hipotezën se femrat dhe meshkujt në Norvegji kanë nivele të barabarta të keqinterpretimit.

Për të testuar këtë, ai gjeti 308 pjesëmarrës në studim, studentë nga universiteti të moshës 18-30 vjeç dhe i pyeti ata me një set të njëjtë të pyetjeve, transmeton Lajmi.net.

Ai gjeti se 88% e femrave raportuan se meshkujt e kishin keqkuptuar dëshirën e tyre shoqërore si një dëshirë për t’u lidhur, pra seksuale. Ndërsa, vetëm 70% e meshkujve kishin raportuar të njëjtën gjë – ngjashëm si në SHBA.

Ai beson se këto rezultate tregojnë se keqkuptimet në mes dy gjinive nuk janë thjeshtë një kulturë, por janë thjeshtë evolucion natyror.

Pra, femra, herën tjetër që një mashkull e keqkupton buzëqeshjen tuaj miqësore, mbajeni në mend se diku thellë në trurin e tij, ai mund të jetë ende një njeri i shpellave.