Shkencëtarët gjejnë aksidentalisht ilaçin e kancerit

Siç duket shkencëtarët e kanë gjetur aksidentalisht ilaçin e kancerit – duke zbuluar kështu papritmas një proteinë të malarias e cila do të mund të jetë një armë efektive kundër sëmundjes.

Lifestyle

14/10/2015 14:15

Hulumtuesit danez ishin në kërkim të gjetjes së mënyrës për t’i mbrojtur gratë shtatzëna nga malaria, e cila mund të shkaktojë probleme të mëdha për shkak që e sulmon placentën.

Por, ata gjetën në të njëjtën kohë se proteinat e malarias mund ta sulmojnë edhe kancerin, gjithashtu – një qasje kjo e cila mund të jetë një hap i madh drejt shërimit të sëmundjes, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët kanë kombinuar proteinën që vaksina kundër malarias e përdorë për t’u futur në qeliza me një toksinë, e cila mundet më pas që të hyjë në qelizat e kancerit dhe ta lëshojë toksinën, duke i vrarë ato.

Shkencëtarët kanë gjetur se në të dyja rastet proteina e malarias e bashkëngjit veten në karbohidratet e njëjta. Ngjashmëria mes këtyre dy gjërave mund të jetë ilaçi kundër kancerit. (lajmi.net)