Shiu ndërprenë protestën në Shkup

Protesta e shoqërisë civile përfundoi më herët për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Lajme

25/04/2016 21:46

Protestuesit kanë bërë marshin e zakonshëm duke nisur nga Prokuroria Speciale, më pas drejt Kuvendit, Ministrisë së Jashtme dhe në fund kanë ndaluar para Qeverisë. Protestuesit pasi që kanë mbërritur para Ministrisë së Jashtme ka gjuajtur me ngjyrë, duke e përlyer fasadën e saj.

Ndërsa para Qeverisë ka ndodhur një incident pasi që është rrëzuar një skele nga një ndërtesë që po ndërtohet. Siç mësohet në këtë incident ka një polic të lënduar.