Shfrytëzonte për prostitucion 21-vjeçaren, pranga të riut

Një 26-vjeçar që shfrytëzonte për prostitucion një vajzë është ndaluar nga policia. I riu u ndalua më datë 18.05.2016, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, mbi bazën e një hetimi 9-mujor.

Lajme

18/05/2016 22:43

Sokol Ago, 26 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ka ushtruar aktivitetin kriminal të “Shfrytëzimit të prostitucionit: ndaj shtetases B.K, 21 vjeçe,  banuese në Berat. Ky aktivitet kriminal kryhej në qytetet Berat, Tiranë dhe Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal .