Sheshi ‘Skënderbej’ arena e muzikës shqipe, Shkelzen Doli me 70 instrumentistë janë gati (Foto)

23 shtatori do të jetë data e cila po mbledh një numër të madh artistësh për të performuar para një publiku të gjerë tek sheshi 'Skënderbej' në Tiranë

ShowBiz

11/09/2017 22:12

Në këtë gala mbrëmje e cila i dedikohet muzikës së mirëfilltë shqiptare do të performojnë plot 70 instrumentistë të shkëlqyer nën udhëheqjen e Shkelzen Dolit – Albanian Soul , shkruan lajmi.net

Burime brenda tyre thonë se tashmë gjithçka është gati, ka përfunduar realizimi i skenografisë dhe pritet vetëm të montohet në ditët në vijim.

Këtë javë gjithashtu pritet të nisë sdertimi i skenës dhe montimi i ndriqimit e fonisë.

Hyrja nis nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Biletat mund ti blini në www.myticket.al .. /Lajmi.net/