Shesheli nga Haga në Parlament

Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID), rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi flasin se Parlamentit të Serbisë do t’i bashkohet edhe Partia Radikale e Serbisë (SRS), e udhëhequr nga radikali serb, Vojsllav Sheshel. Preliminaret tregojnë se Sheshel ka marrë 7.7 për qind të votave.

Lajme

24/04/2016 22:39

Ultranacionalisti Sheshel u lirua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës nga të gjitha akuzat për krime lufte që ishin ngritur ndaj tij.

Aktualisht, atij i është ndaluar hyrja në Kroaci dhe Kosovë. Të dyja shtetet kanë paralajmëruar arrestimin e tij nëse ai provon të hyjë në ndonjërën prej vendeve, transmeton KosovPress.

Megjithëse nga mediat serbe u raportua për një përqindje më të madhe nga ana e SNS-së, partisë së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, ndërkaq Partia Progresive e Serbisë (SNS), sipas rezultateve preliminare të CeSID-it, ka marrë shumicën e votave, me një përqindje prej 51.8 për qind. /KosovaPress/