Sherr në familje, djali rreh babanë dhe më pas e qëllon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e djeshme, ku një djalë 24­ vjeçar ka rrahur babanë e tij dhe më pas e ka qëlluar edhe me thikë

Lajme

17/06/2016 11:56

Ai është Nikoll Gjergjndreaj, 24 vjeç banues në Durrës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes.

“Më datë 16.06.2016, në orët e para të mëngjesit, në banesë, ka ushtruar dhunë dhe ka plagosur me thikë babanë e tij, shtetasin D. Gjergjndreaj 68 vjeç, i cili pas mjekimit të marrë në spital u rikthye ne banesë, jashtë rrezikut për jetën”, shkruan Policia duke shtuar se është arrestuar edhe autori.