Shërohet nga kanceri por vdes në aksident trafiku

Jonno Miller, 68 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili u diagnostikua me kancer të mëlçisë, vdiq në një aksident me veturë në të njëjtën ditë që do t’i komunikohej se ishte shëruar.

Bota

03/11/2014 10:28

Ai ishte cilësuar nga mjekët si një mrekulli, pasi kishte sfiduar sëmundjen për katër vjet.

Miller u vra pranë Tolvaddon Doëns, Cornëall, para se të mund të lexonte letrën që i komunikonte atij shërimin. Miller dhe gruaja e tij Angie, 48 vjeç, po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Mount Nay, pranë Penzance, Cornëall, kur automjeti i tyre “Ford Galaxy” u përplas me një kamion.

Zonja Miller, e cili po e ngiste makinën, i mbijetoi aksidentit me dëmtime të lehta, por zoti Miller, i cili ishte ulur në sediljen e pasme, u vra në vend. Bashkëshortjamë vonë arriti në shtëpi, dhe aty gjeti një letër të pahapur nga spitali, drejtuar burrit të saj, që i komunikonte shërimin nga kanceri. /Mirror/