Shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator, aktivitete edhe në Shkup

Papa Françesku më 4 shtator, në ceremoninë që do të mbahet në selinë e shenjtë do ta shpallë humanisten Nënë Terezë të shenjtë.

Lajme

27/08/2016 08:25

Humanistja më e njohur në botë tërë jetën e saj ua kushtoi atyre që kishin më së shumti nevojë për ndihmë.

Organizime për këtë datë janë duke u bërë edhe në vendin e saj, në Shkup.

“Nëse të gjithë ne duam ta përmbledhim dhe përshkruajmë jetën e Nënës Terezë me vetëm dy fjalë, atëherë padyshim se ato fjalë janë Zoti dhe dashuria”, tha Kiro Stojanov, peshkop i Shkupit.

Ky akt bëri që autoritetet e Shkupit nga 5 deri më 11 shtator të organizojnë manifestime kulturore për nder të veprës së Nënë Terezës.

“Kemi ndarë 1 milion denarë për shënimin e 11 shtatorit, kur do të jetë manifestimi qendror me çka do të sigurojmë kushte të plota për shënimin e kësaj date shumë të rëndësishme”, u shpreh Koce Trajanovski, kryebashkiak i Shkupit.