Shenjat që tregojnë se partneri ju do

Pothuajse të gjithë mendojmë se dashuria ekziston vetëm nëpër filma ose në libra romantikë që ne kemi lexuar.

Lifestyle

22/04/2018 18:55

Në këtë mënyrë heqim dorë nga çdo shpresë ekzistuese se partneri jonë mund të na dojë apo që mund të përjetojmë një dashuri të madhe.

Një gabim ky i joni, i cili nuk vemë re disa detaje, pikërisht ato detaje ku dhe fshihen shenjat e dashurisë. Studimet kanë treguar se nëse partneri ju dhuron lule apo buzhuteri nuk është treguesi i vetëm se ai ju do.

Ndodh shpesh që meshkujt nuk janë të mirë me deklaratat e tyre të dashurisë, por nëse ata bëjnë shumicën e këtyre veprimeve që ne do të rendisim më poshtë, atëherë besojeni, pasi ai ju do!

1. Ai ju dëgjon, në vend që të flas vetëm për vetën
2. Ai kujdeset për miqtë dhe familjen tuaj
3. Ai është gjithmonë krenar për sukseset tuaja dhe nuk heziton t’ua tregojë të tjerëve
4. Bën kompromise për ju
5. Ai respekton dhe pranon mendimin tuaj edhe nëse ndryshon nga ai i tij. /Lajmi.net/