Shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju tradhton – Lajmi.net
Shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju tradhton
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 18:15, 5 December 2017
Zbuloni disa këshilla të cilat do ju ndihmojnë të zbuloni nëse partneri ju tradhton apo jo.

Në një kohë kur rastet e tradhtisë VIP po pushtojnë mediat botërore, disa gazetarë kanë menduar të përmbledhin në 9 pika shenjat që tregojnë se ai që keni ne krah mund të jetë duke ua dredhur.

Zbulojini më poshtë ato së bashku me disa këshilla si të veproni.

1. Ai nuk e ndan nga dora telefonin

Ndërkohë që ai e kishte zakon kur vinte në shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohë që nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.

Këshilla: I thoni se nuk keni bateri dhe ju duhet me patjetër t’i telefononi dikujt duke i kërkuar t’ua huazoje të tijin. Nëse bëhet nervoz do të thotë se diçka nuk shkon.

2. Kujdes më shumë se kurrë më parë për pamjen

Ai asnjëherë nuk e ka lënë pas dore pamjen e tij, por ka disa kohë që rregullohen në një tjetër mënyrë. Ky ndryshim i pajustifikueshëm mund të tregoje se ai ka dëshirë t’i bjerë në sy dikujt tjetër.

3. Ka gjithmonë e më shumë punë dhe takime në orët e mbrëmjes

Ka disa kohë që ai ka takime me shumicë? Një ose dy mund të jenë të zakonshme, por këto ndodhin shpesh janë jo të zakonshme.

Këshilla: Ftojeni për të shkuar diku e për të pirë nga një birrë në mënyrë që të ndryshoni ambient.

4. Pasion i tepruar për diçka në mënyrë të papritur

Kur vinte në shtëpi donte të çlodhej dhe të rrinte shtrirë? Tashmë dëshiron të fillojë shpejt e shpejt një aktivitet të ri? Kjo tregon se ai do të merret me diçka tjetër në mënyre që të çlirohet paksa nga ju.

5. Më shumë afeksion sesa duhet

Një person që tradhton zakonisht ndjehet fajtor dhe dëshiron që t’iu bëjë edhe të buzëqeshni ose t’iu gëzojë me dhurata. Kujdes, mos u gënjeni.

6. Distancë dhe indiferencë

Keni kohë që keni vënë re se ai është i shqetësuar, me nerva apo ka ndryshime të shpeshta humori pa arsye madhore? Nëse tregohet i largët me ju dhe momentet intime bëhen gjithmonë e më të pakta do të thotë se ka gjetur dike tjetër.

Këshilla: E mira është të flisni drejtpërdrejt me të dhe t’i jepni zgjidhje problemit.

7. Intimitet i trazuar ose inekzistent

Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju dhe kjo gjë bëhet e shpeshte duhet të shqetësoheni.

8. Dëshirë seksuale në rritje

Nga ana tjetër, dëshirat e çmendura në shtrat dhe sjellja në mënyrë anormale tregojnë gjithashtu se ai ka dike tjetër që e stimulon.

9. Nuk i interesojnë me projektet e përbashkëta

Nëse të gjitha projektet që kishit bërë atij nuk i interesojnë më si më parë kjo do të thotë se diçka nuk shkon si duhet.

Duhet të dini se këto shenja mund të jene edhe për femrat tradhtare, prandaj ju meshkuj duhet të bëni kujdes./Express/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball