SHBA ndihmon FSK-në me pajisje në vlerë prej 9.2 milionë dollarë

Në mjediset e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u organizua ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit të pajisjeve ,,Harris’’, nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan.

Lajme

29/09/2017 09:11

 

Me këtë rast, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha  falënderoi Ambasadën amerikanë në Kosovë për  bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në.  “Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.

Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK –së, të cilët për t’u aftësuar në përdorimin  e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.

thumbnail-4_1506666806-6679749