SHBA kërkon anulimin e zgjedhjeve në Maqedoni

Fakti që vetëm një prej partive të mëdha dorëzoi listë të kandidatëve për zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni përforcon dhe shton brengën se kushtet nuk janë në favor të zgjedhjeve kredibile, ka thënë përmes një reagimi ambasada ameerikane në Shkup.

Lajme

12/05/2016 18:53

“Akoma mbeten punë të pambaruara në lidhje me reformat në media, frikësimin e votuesve dhe listën zgjedhore. Faljet e presidentit, që u bënë më 12 prill, shtuan ndjenjën e pandëshkueshmërisë, sidomos për keqpërdorime të mundshme zgjedhore. Nëse mbahen zgjedhje më 5 qershor, ato nuk do të bëjnë asgjë në drejtim të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, apo ndërtimit të besimit në institucionet e vendit, por vetëm do të vënë në rrezik integrimin euro-atlantik të vendit”, thuhet në reagim.

Shtetet e Bashkuara apelojnë te partitë politike që të mblidhet Kuvendi, të anulohen zgjedhjet, të shfuqizohet falja dhe të zotohen për një agjendë agresive të reformave të mishëruara në Marrëveshjen e Përzhinës (për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni)./rel