Sezoni veror, policia në Shqipëri rregulla të reja

Gjatë sezonit turistik veror maj-shtator, Qarku Tiranë përballet me rritje të fluskit të lëvizjes së mjeteve. Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim zbutjen e trafikut rrugor, mundësimin e një qarkullimi të sigurtë dhe të rrjedhshëm të mjeteve në gjatë sezonit turistik veror 2016, kërkon nga drejtuesit e mjeteve të rënda të zbatojnë disa rregulla.

Lajme

25/06/2016 16:53

Kështu, ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e diele nga ora 12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës, për mjetet e transportit te mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg, me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h, mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor, për kursantët e autoshkollave mësimore

Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetet që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëm të kosiderueshme materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.

Gjithashtu, Polcia këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët, Tiranë – Ndroq – Plepa, Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë, rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë.