Seremb Gjergji e krahason Kosovën me planetin Mars (Foto)

Kandidati i vetëshpallur për president të Kosovës, Seremb Gjergji, e ka krahasuar tokën e Kosovës me planetin Mars.

Lajme

23/02/2016 16:52

Ai ka postuar disa fotografi në facebook, ku shihet duke mbajtur disa shkëmbinj të kuq dhe ka shkruar se të njëjtit gjenden edhe në planetin mars, transmeton lajmi.net

“E kuqe është edhe sipërfaqja e planetit Mars. Shtresa të njëjta shkëmbore gjinden edhe në Kosovë dhe anasjelltas. Toka e Kosovës është e mbushur plot minerale të ndryshme – ky gur i kuq duhet të ketë shumicën hekur”, ka shkruar Gjergji.

Ai konsideron se pasuritë e përdorshme natyrore të Kosovës janë tre triliard dollar.

“E gjithë kjo pasuri fle në tokë, e ne jetojmë të varfër?!”, ka deklaruar Gjergji. /lajmi.net

gjergji 2 gjergji gjergji1