“ Serbia të integrohet me Rusinë për ta ruajtur Kosovën”

Kryeradikali serb, Vojislav Sheshel ka bërë një propozim interesant, të enjën.

Lajme

06/05/2016 13:09

Ai ka dal me idenë se shteti i tij, Serbia, duhet të integrohet me Rusinë, në mënyrë që ta ruajë Kosovën.

“BE-ja po merr pjesë në largimin e Kosovës, ndërsa Serbia dëshiron që me çdo kusht të puthet e përkëdhelet me të dhe të bëhet mike me BE-në”, ka thënë ai për mediet serbe, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa ka folur për rajonin, Sheshel ka thënë se tensionet këndejpari nuk do të qetësohen, pikësëpari për shkak të Kroacisë dhe kërkesave të saj, ndër të cilat është edhe zhbërja e Republika Srpskas.