Serbia ndihmon të përmbyturit në Shqipëri me 50 mijë euro

Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur në mbledhjen e së dielës që dy vendeve të rajonit, Shqipërisë dhe Maqedonisë, të prekura nga përmbytjet, t’iu dërgojë ndihmë monetare nga 50,000 mijë euro. 

Lajme

08/02/2015 14:52

Si transmeton gazeta Blic e Beogradit, ndihma këtyre dy vendeve jepet për të ndihmuar banorët e përmbytur.

Ky vendim për ndihmë të njëhershme është marrë me propozim të kryeministrit të Qeverisë serbe, njoftoi Zyra qeveritare për bashkëpunim me media.