Serbia e dyta në botë për rritjen e eksporteve

Me nënshkrimin e marrëveshjes që do të kalojë një prej gazsjellësve më të rëndësishëm europiane nga territori serb, ekonomia serbe ruan një perspektivë të shkëlqyer për dekadën e ardhshme.

Lajme

28/11/2013 14:35

Serbia ka zënë vendin dytë në ranglistën botërore për rritje të eksporteve.

Vetëm për nëntë muajt e parë të këtij viti, eksportet në Serbi u rritën me 26,7% më shumë se e njejta periudhë e një viti më parë, ndikuar kryesisht nga një rritje e ndjeshme në sektorin e prodhimit të automobilëve, raporton TCH.

Sipas të dhënave, eksportet serbe janë të dytat për nga rritja gjatë kësaj periudhe në shkallë botërore, ndërsa të ardhurat janë 11 miliardë euro më shumë, një rritje prej 30%.

Eksportet janë duke dhënë kontributin kryesor në rimëkëmbjen e ekonomisë serbe, të goditur rëndë nga kriza ekonomike gjatë viteve të fundit.

Pranë qytetit serb të Kragujevçit janë spostuar industritë e ndërtimit të automobilëve “FIAT”, që kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen e eksporteve. Me nënshkrimin e marrëveshjes që do të kalojë një prej gazsjellësve më të rëndësishëm europiane nga territori serb, ekonomia serbe ruan një perspektivë të shkëlqyer për dekadën e ardhshme.