Serbi, 14 persona nën mbikëqyrje për shkak të ebola-s

Gjatë gjashtë ditëve të fundit, 14 serbë që erdhën nga vendet afrikane ku ka ndodhur shpërthimi e epidemisë, janë vendosur nën mbikëqyrjen epidemiologjike.

Lajme

13/08/2014 19:20

Në bazë të procedurës së aplikuar në sistemin e kujdesit shëndetësor të Serbisë, të gjithë personat që vijnë nga zonat ‘në rrezik’ duhet të kalojnë nëpër inspektimin sanitar kufitar në aeroport, ku për ata janë lëshuar urdhra të mbikëqyrjes mjekësore, tha epidemilogia serbe Gërgiq.

“Udhëtarët do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me epidemiologët në mënyrë që shëndeti i tyre të mund monitorohet gjatë periudhës së inkubacionit, e cila për ebolan është 21 ditë”, shpjegoi ajo.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1,848 njerëz janë infektuar dhe 1,013 kanë vdekur nga shpërthimi i kësa epidemie këtë vit.

Emergjencat kombëtare shëndetësore u shpallën në Nigeri, Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, transmeton Tanjug.