Serbë e shqiptarë i ofrohen “Parkut të Paqes”, Njësia Speciale normalizon situatën

Serbët janë ofruar tek ura mbi lumin Ibër, ku ndodhet i ashtuquajturi “Parku i Paqes”, duke ndezur fishekzjarrë dhe festuar për fitoren e tyre ndaj Shqipërisë me 2 gola të shënuara në minutat e fundit.

Lajme

08/10/2015 23:23

Kjo ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, por edhe shqiptarët janë ofruar nga ana tjetër, duke kënduar këngë patriotike.

Ka pasur tentime të ofrimit tek ‘Parku i Paqes’, por kanë reaguar Njësia Speciale, të cilët kanë krijuar kordon në të dyja anët e urës.

Aktualisht janë shpërndarë grupet e tifozëve, ndërsa Policia e Kosovës janë ende të pranishëm./lajmi.net