Sëmuret rëndë këngëtari i njohur, anulon turneun (Foto)

Elton John ka kaluar dy netë nën kujdesin intensiv pasi u sëmur aq shumë sa që u detyrua të anulonte turneun që planifikonte ta mbante në Amerikë.

ShowBiz

25/04/2017 08:48

Ai u sëmur teksa po udhëtonte për në Kili, pas kontraktimit të një infeksioni bakterial që u detyrua të shtrihej në spital, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

70-vjeçari qëndroi dy ditë në spital dhe u lirua të shtunën, po ai nuk mundi ta vazhdojë turneun.

Zëdhënësi  i tij ka thënë se infeksioni i tillë me të cilin është prekur Elton John, është vdekjeprurës. /Lajmi.net/