Selmanaj: Komuna e Deçanit ka marrëveshje të shkruar me Manastirin për rrugën drejt Plavës

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka folur për rrugën Deçan-Plavë, ndërtimin e së cilës po e pengon Manastiri i Deçanit.

Lajme

31/05/2018 23:39

Selmanaj ka treguar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kishte nënshkruar një marrëveshje, më 2015, kur ishte kryetar i Komunës së Deçanit, me Manastirin e Deçanit, në mënyrë që rruga të ndërtohej.

Pas kësaj marrëveshjeje, janë kryer 2 kilometra e gjysmë të rrugës, para se punimet të ndërpriteshin, me kërkesë të peshkopit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.