Sekretet e çifteve që kanë një lidhje të lumtur dhe të gjatë

Në moshën e pjekur kërkojmë dashurinë e gjatë dhe që i reziston kohës. Ka një rrugë që mund t’ju çojë drejt një marrëdhënieje solide.

Lifestyle

27/06/2017 23:32

Me pak përpjekje nga ana juaj, nuk ka përse t’ia dhuroni shpirtin djallit për të marrë një porcion magjik. Mjafton të ndiqni këto këshilla:

1. Treguhuni i sinqertë!
Me pak kujdes, është gjithnjë e mundur t’i thuash të vërtetat partnerit pa kaluar në ligësi. Kjo mund të bëhet me delikatesë, duke bërë pauzat e nevojshme në pjesët më emocionale.

2. Respektojeni atë dhe trajtojeni si të barabartë në çdo drejtim.
Mbajeni mend: Marëdhëniet që funksionojnë, funksionojnë sepse partnerët janë të barabartë. Kjo tregon që edhe mashkulli duhet të interesohet për karrierën e partneres si dhe ta mbështesë atë në zgjedhjet e saj.

3. Kur flisni për familjen kini parasysh ta përfshini edhe atë.
Duket si diçka e parëndësishme por ta përfshish tjetrin në çështjet e ngushta familjare është e domosdoshme. Nëse ju keni menduar të qëndroni me këtë njeri gjatë të afërmit e tu bëhen edhe të afërmit e saj.

4. Gjeni mënyra krijuese për t’i treguar që e doni.
Po, edhe nëse mendoni se e keni përkëdhelur dhe mbushur me dashuri, me siguri ka vend edhe për më shumë. Në këtë mënyrë, mund të zbuloni dhe të bëni gjëra të cilat askush nuk i ka bërë për të më parë.

5. Lejojani të jeni vulnerabël.
Lejojani vetes të bëni gabime por edhe t’i pranoni ato. Lejojani vetes të jeni i ndershëm dhe i sinqertë. Lejojeni të dashurën të qajë!

6. Mos e merrni kurrë si të mirëqenë atë që partneri/ja bën për ju.
Ok? Mos e bëni kurrë këtë! /Lajmi.net/