Segmenti i dytë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ lëshohet më 22 dhjetor, i treti në pranverë (Video)

Ndonëse ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj,  deklaroi se segmenti i dytë i Autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet brenda datës 15-20 dhjetor, data është shtyrë.

Lajme

15/12/2017 19:55

Fatos Mani këshilltar i ministrit, tha se punimet tashmë kanë përfunduar.

Sipas Manit, 22 dhjetori është caktuar data e lëshimit të segmentit të dytë të autostradës nga Babushi deri në Bibaj.

Segmenti i dytë ka një gjatësi 11 km. Sipas Ministrit, segmenti i tretë do të lëshohet në pranverën e vitit të ardhshëm.