Edhe “The Washington Post” shkruan për protestën e studentëve në Shqipëri

Protesta e studentëve në Tiranë ka marrë jehonë ndërkombëtare, e një prej tyre që raporton ngjarjen është edhe "The Washington Post".

Lajme

11/12/2018 14:47

“Studentët e universitetit publik po protestojnë për koston e tarifave të shkollimit e janë mbledhur në tubimin më të madh deri më sot, duke kërcënuar të përshkallëzojnë protestën e tyre nëse nuk përmbushen kërkesat”, thuhet në shkrimin e “The Washington Post”, duke shtuar se “Mijëra studentë të martën mbanin postera, dhe thërrisnin “ulnin tarifat” përpara Ministrisë së Arsimit”, transmeton tch.

“The Washington Post” shkruan më tej se Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për qetësi në Facebook, duke u kërkuar protestuesve “të ndërtojnë urën e komunikimit me qeverinë”. Por studentët kanë hedhur poshtë ofertat e qeverisë për dialog.