Seanca për Demarkacionin mbahet të premten?

Një ditë më parë, kreu i Kuvendit Kadri Veseli deklaroi se seanca për demarkacionin mund të mbahet gjatë kësaj jave.

Lajme

06/03/2018 11:11

Edhe pse Veseli nuk potencoi një ditë të saktë, lajmi.net mëson se seanca për demarkacionin do të mbahet ditën e premte.

“Nuk është caktuar nga Kryesia, por planifikohet që kjo seancë të mbahet të premten”, ka thënë ky burim.

Koalicioni qeverisës së bashku me Lidhjen Demokratike ka vetëm 78 vota për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Mirëpo, Lista Serbe e cila ka munguar në tri seancat e demarkacionit ende nuk është deklaruar nëse do të votojë pro kësaj marrëveshje.

Ndërsa partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër ratfikimit të kufirit me Malin e Zi./Lajmi.net/