Së shpejti “harta e trurit” që e mat intensitetin e dhimbjeve

Pra fëmjët tuaj shpesh ankohen nga dhimbja e stomakut? Ju së shpejti do të jeni në gjendje që të zbuloni këtë se a është e vërtetë apo është vetëm një arsyetim për të mos shkuar në shkollë. Shkencëtarët janë duke e ndërtuar një “hartë dhimbjesh” speciale të trurit e cila mund t’u ndihmojë doktorëve që…

Lifestyle

10/03/2014 21:45

Pra fëmjët tuaj shpesh ankohen nga dhimbja e stomakut? Ju së shpejti do të jeni në gjendje që të zbuloni këtë se a është e vërtetë apo është vetëm një arsyetim për të mos shkuar në shkollë.

Shkencëtarët janë duke e ndërtuar një “hartë dhimbjesh” speciale të trurit e cila mund t’u ndihmojë doktorëve që të masin nivelet dhe të lokalizojnë dhimbjet e ndjera nga pacientët.

Hulumtuesit nga Universiteti i Londrës kanë shpallur një krijim të hartës së dhimbjeve e cila i lejon ata të shohin lokacionin ekzakt dhe intensitetin e dhimbjeve në trupin e tyre, raporton Telegraph.

Duke përdorur skanerët teknologjik të trurit, neurologët kanë pasur mundësi që të shohin se si truri u përgjigjet dhimbjeve dhe si i harton ai sinjalet e dhimbjeve të ndryshme në trup.

Ata gjithashtu kishin mundësi të masin sa shumë dhimbje po përjeton dikush nga sinjalet e marra në tru.

Flavia Mancini, tha se kjo shpikje do të mund të ndërronte mënyrën se si dhimbja diagnoztifikohet në pacientë dhe e bënë atë të mundur që t’a klasifikojnë atë objektivisht për herë të parë.