SBAShK-u: Nga janari të filloj implementimi i Kontratës Kolektive

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ,kërkon që Kontrata Kolektive të fillojë të zbatohen në tërësi nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Lajme

29/11/2014 16:38

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka bërë thirrje që Kontrata Kolektive të filloj së zbatuari në tërësi në janar të vitit 2015.

 “Kryesia e SBASHK-ut ka marrë përgëzime për angazhimet e deritashme dhe ka marrë mbështetje që në takimet e të gjitha niveleve ta mbrojë kërkesën legjitime që Kontrata Kolektive të implementohet në tërësi në janar”, thuhet në komunikatë.

 “Këshilli Drejtues është informuar se janë bërë gjithë përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare “Sindikata e Arsimit sot- arritjet dhe sfidat”, e cila mbahet më 10 dhjetor të këtij viti, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të Sindikatave simotra nga vendet e Ballkanit dhe Evropës. Në këtë mbledhje është aprovuar edhe buxheti për vitin 2015”, thuhet në komunikatë.