Sateliti rastësisht fotografoi një qenie gjigante mitologjike

Një qenie jashtëzakonisht e madhe është fotografuar në ujërat e gjirit Oke Bay në Zelandën e Re. Këtë lëvizje të valëve në sipërfaqen e detit e ka vërejtur inxhinieri Pita Witehir. 

Bota

15/12/2014 23:55

Që rasti të jetë edhe më i habitshëm, ky zelandas këtë fenomen e ka vërejtur në Google Earth, kurse është fotografuar nga sateliti mbi bregdetin e Ishullit verior të Zelandës së Re më 30 janar, në orën 11:30, të vitit ta kaluar.

Witehir këtë pjesë filloi ta shikojë pasi planifikonte të blinte aty një vikend shtëpizë, kurse në një moment nën sipërfaqen e ujit vërejti një qenie të panjohur të gjatë rreth 12 metra.

“ Maorët (banorët autoktonë) këtë qenie e kanë quajtur Taniwha. Duket sikur nuk bëhet fjalë për balenë, kurse është tepër e madhe për të qenë peshkaqen. Lëviz shpejt dhe kthehet në kënd të ngushtë për të qenë balenë”, thotë Witehir.

Taniwha është qenie mitologjike, kurse maorët besojnë se jeton në thellësi të lumenjve, në shpella të errëta apo në det, veçmas në vendet ku ka rryma apo valë të fuqishme. I konsiderojnë si mbrojtës të njerëzve dhe vendbanimeve, ndërsa sipas disa legjendave mund të jenë edhe predatorë (sulmues) të rrezikshëm, të cilët rrëmbejnë gra për t’i bërë bashkëshorte të tyre.

Witehir thotë që është i sigurt se nuk bëhet fjalë për gjurmë të ndonjë varke motorike dhe shton se qenia duhet të jetë shumë masive për të prodhuar valë të tilla.

Para ca kohësh në qytezën britanike Whistable qe thënë të jetë gjetur një gaforre e gjerë gati 20 metra që ishte fshehur në ujë të cekët afër molit. Natyrisht, shumica e popullatës së internetit këtë foto e karakterizoi si një fotomontazh shumë të keq.

Çka do të thuhet për këtë rast nga Zelanda e Re, mbetet të shihet.