Sarandë, gjendet në kanal një 61-vjeçar i vdekur

Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal në Sarandë. Policia ka njoftuar se viktima është shtetasi Ismet Avdia, i cili një ditë më parë kishte ardhur nga Greqia.

Lajme

08/06/2016 09:54

Sipas burimeve policore, Avdia është gjetur i pajetë nga nipi i tij në fshatin Gjashtë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 61-vjeçarit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.