Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë

Kompania Samsung Electromics Co e Koresë Jugore thotë se bateritë me gabime kanë shkaktuar tejnxehje dhe shpërthim të flakës në telefonat e mençur, Galaxy Note 7, ndërsa kompanisë deri tash ky gabim i ka kushtuar 5.3 miliardë dollarë.

Auto & Tek

23/01/2017 08:57

Samsung tha sot se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se “bateritë ishin shkak i incidenteve” të këtij tipi të telefonit, duke e theksuar dështimin në dizajn dhe prodhim.

Kjo komapni ishte detyruar t’i tërheq 2.5 milionë telefona të tipit Galaxy Note 7, pas raporteve për nxehje të tepërt dhe përfshirje në flakë.