Sami Lushtaku në Hagë, ky është rrëfimi i të birit

Deputeti i PDK-së, njëherit edhe i biri i ish-komandantit Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku, ka shprehur zhgënjimin lidhur me funksionalizimin e Gjykatës Speciale, përderisa krimet e Serbisë në Kosovë nuk janë duke u gjykuar.

Lajme

17/01/2019 12:04

Mërgimi, i cili e shoqëroi babain e tij në Hagë ku u intervistua nga Prokurori Special, deklaroi se Sami Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit dhe të akuzuarit.

Sa i përket mbrojtjes së ish-komandantit të zonës së Drenicës, Lushtaku e cilësoi nder që avokati i babait të tij është Geoffrey Nice, i cili ishte prokuror në rastin e Slobodal Millosheviqit.

Mërgim Lushtaku në një intervistë për Klan Kosovën, tregoi edhe për rrethanat dhe diskutimet në lidhje me intervistimin e babait të tij.

YouTube player