Sali Berisha: Vendim dinjitoz i Kosovës që mos ta lë të hyjë “Trenin e Serbomadhisë”!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj provokimit të Beogradit me përpjekjet për të futur trenin me sloganet e Serbisë së madhe në territorin e Kosovës.

Lajme

15/01/2017 00:08

“Treni i Serbomadhisë, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!”.

“Të dashur miq, në strategjinë e rritjes së tensionit dhe destabilizimit të rajonit nga Beogradi, ashtu sikundër u paralajmërua u nis një tren i veshur me sloganet e Serbisë së madhe ‘Kosova është Serbi’ dhe i mbushur plot me bashibozukë serbë që kishin vendosur të marshonin në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt serbomadh primitiv të rrezikshëm dhe destabilizues të autoriteteve të Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata dëshmuan dhe një herë se janë skllavë të ëndrrës së Serbisë së Madhe dhe një rrezik real për paqen në rajon!”.

“Unë gjithashtu përshëndes dhe mbështes plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës!”, shkruan në postimin e Berishës në Facebook.