Sali Berisha suspendohet nga Kuvendi

Byroja e Kuvendit ka vendosur përjashtimin e deputetit të PD-së, Sali Berisha me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lajme

27/05/2016 20:09

Përmes një prononcimi për mediat, pas mbledhjes, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi se për shkak të thyerjes së rregullores, ish-kryeministri do të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi.

“Byroja e Kuvendit është e detyruar që të respektojë rregulloren. Rregulloret e kemi miratuar të gjithë së bashku dhe jo vetëm PS, pra është miratuar me konsensus të plotë. Ligji duhet respektuar dhe është i barabartë për të gjithë. Më vjen keq që ish kryeministri thyen rregulloren në mënyrë të përsëritur”, tha Balla.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho e lidhi vendimin e Byrosë me reformën në drejtësi, kur tha se një grup brenda PS-së është i interesuar ta shohë jashtë Kuvendit PD-në.