Sabiha Shala takohet me sportistët pejan: Qyteti i kampionëve meriton më shumë mbështetje

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala ka takuar disa përfaqësues të sportit pejan në mesin e tyre edhe Driton Kuken dhe Nazmi Iberdemajku kanë diskutuar në lidhje me problemet e sportit pejan.

Lajme

16/10/2017 23:00

 

Shala ju ka premtuar sportistëve më shumë kujdes institucional sepse të gjitha mundësit ekzistojnë vetëm kërkohet vullnet dhe përkushtim nga organet komunale.

Në mes tjerash Shala deklaroj se: “Nuk ka asgjë më të mirë dhe më emoconuese sesa të shohësh një popull të tërë që hap sytë drejt një kampione, që mban gjallë shpresën e dy milion njerëzve!

Kampionia olimpike është një pejane, kujtimet e secilës do të ruhen gjithnjë në krenarinë e Pejës.

E di mirë se sporti është drithërim i punës së madhe dhe përkushtimit të madh të lojtareve, dhe ky mund e përkushtim i madh natyrisht se meriton më mirë.

Qeverisja ime me Pejën do ti ndan sportistëve një buxhet prej 3%, do ti siguron ndërtimin e sallës së Xhudos, koncesionimin e stadiumit të qytetit përmes PPP-së, renovimin e stadiumeve tjera, ndërtimi i qendrave rekreative sportive në çdo bashkësi lokale, si dhe mbështetja e ndërtimit të qendrës së skijimit në Bogë.”

Ndërsa Xhavit Haliti ju premtoj sportistëve se do të qëndroj prapa çdo premtimi që Shala e tha për komunitetin sportiv.