Sa vite duhet të qëndroni në lidhje para se të martoheni?

Antropologja dhe ekspertja e sjelljeve njerëzore,  Helen Fisher  është shprehur se të qëndruarit dy vjet në lidhje është kohë e mjaftueshme për të kaluar në një hap tjetër, në martesë.

Lifestyle

04/04/2017 22:13

 

“Studimi i fundit  në të cilin janë pyetur shumë njerëz që janë në lidhje të gjatë ose jetojnë së bashku në pyetjen se pse nuk janë martuar akoma, 67% janë përgjigjur se janë të frikësuar nga divorci” ka thënë Fisher për Big Think.

Helen ka thënë se frika nga ndarja ka ndihmuar që të krijohen martesa më të shëndosha pasi të dy personat në çift marrin më shumë kohë  për të njohur njëri tjetrin para se të thonë betimet e tyre.

Një pjesë e trurit – që është përgjegjësi për marrjen e vendimeve logjike ndalon së punuari kur njerëzit lidhn që ndikon në sjelljet joracionale nga njerëzit që janë në dashuri.

Ajo ka thënë se ndjenja e të qenit në dashuri mjegullon mendjen e njeriut që nuk lejon atë që të mendojë në mënyrë logjike ose racionale.