Sa shtete i ka bota?

Njëra prej pyetjeve më të shpeshta që mund të bëhen është se sa shtete i ka bota? Nëse bazohemi në infotmatat e Google, atëherë mund të nxjerrim rezultate të ndryshme. Gjithsesi, në planetin tonë sot nuk ka një numër të saktë të shteteve. Sido që të jetë, në Tokë ekzistojnë 196 shtete. Kjo dilemë është…

Lifestyle

25/12/2013 06:30

Njëra prej pyetjeve më të shpeshta që mund të bëhen është se sa shtete i ka bota? Nëse bazohemi në infotmatat e Google, atëherë mund të nxjerrim rezultate të ndryshme. Gjithsesi, në planetin tonë sot nuk ka një numër të saktë të shteteve. Sido që të jetë, në Tokë ekzistojnë 196 shtete.

Kjo dilemë është ende evidente, për shkak se Kombet e Bashkuara kanë nën ombrellën e tyre 193 shtete dhe kjo shifër është konsideruar si e vlefshme, edhe pse disa vende nuk janë pjesë e OKB-së. Dy prej tyre janë edhe Kosova dhe Vatikani.

Në anën tjetër, Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i njeh 195 shtete në mbarë botën. Vendi i cili nuk njihet si shtet është Tajvani, i cili është pjesë e Kinës dhe për arye politike nuk njihet si shtet i pranuar ndërkombëtarisht. Në fund të fundit, mund ta nxjerrim një përfundim se bota i ka 196 shtete…