S4MM me diss për grupin ‘Hellbanianz’ në këngën e re, përfshihet edhe Fero

Gangsterët shqiptarë të njohur si grupi "Hellbanianz", në të cilin përfshihen reperët Stealth dhe Vinz para një muaji lansuan këngën e re "A je normal".

ShowBiz

24/11/2018 20:21

Ky projekt i tyre duket se i është kushtuar reperit nga Tetova S4MM dhe grupit “OTR”, në të cilin përmendet edhe modelja, Oriola Marashi, bashkëpuntorja e ngushtë e Noizyt, shkruan lajmi.net.

Nëse shikoni tekstin e kësaj kënge të realizuar nga ‘Hellbanianz’, mund t’i vëreni fjalët dhe ‘dissat’ që i bënë reperit.

Dhe tani është ky reperi shqiptar, S4MM i cili ka reaguar ndaj tyre me anë të projektit të fundit të lansuar, por jo vetëm.

Në këngën “1 gur dy plluma”, Samiri ka ‘thumbuar’ reperët e që kënga nis me ta: “Hajt folim real pak ti hjekim kerret… e sa për info medelina s’ka nevojë për fondet e tua more refugjatë i Londrës”.

E në pjesën e dytë nuk ka munguar as ‘dissi’ për reperin e grupit “On Records”, Fero ku ky i fundit tha se reperi në fjalë duhet ta ndërrojë profesionin.

“Kush o real baba veç S4MM e krejt pe din unë karrierën sun ta dh* se ta ka dh’i Burim Ademi”, është pjesa e tekstit në të cilin thumbohet edhe Fero.

Nuk dihet nëse kjo ‘luftë’ e tyre do vazhdojë akoma, megjithatë presim të shohim se çfarë do ndodhë. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player