Rusia jep toka falas, për rusë e të huaj

Rusia ka 43 milionë hektarë tokë të punueshme që nuk përdoren. Presidenti Vladimir Putin ka vendosur që toka t’i jepet falas qytetarëve rusë, por edhe të huajve.

Bota

30/06/2018 16:57

Programi është përdorur edhe më parë në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe pati sukses, duke i falur çdo aplikuesi 1 hektar tokë. Për këtë arsye, në shtator do të miratohet edhe për zonën e Vologdës.

Jo vetëm qytetarët rusë, por edhe të huajt, do të kenë të drejta të marrin toka, por pronësia nuk do të kalojë në emrin e tyre nëse nuk marrin nënshtetësi ruse.

Si rusët, ashtu edhe të huajt, nuk do të kenë mundësi ta shesin apo ta japin me qira tokën për pesë vitet e para.

Zona e Vologdas do të ofrojë 468,000 hektarë në 14 zona të rajonit. Tokat mund të përdoren për ferma dhe blegtori.