Rusia edhe me një bazë ushtarake në Serbi

Ekzistojnë plane që në aeroportin Eçka pranë Zrenjaninit në Vojvodinë, të ndërtohet baza e re e ushtrisë Ruse në Serbisë pas atij në Nish.

Lajme

16/06/2016 14:25

Siç bënë të ditur e përditshmja serbe “Bilc”, Moska është e gatshme të ndërtojë edhe një bazë të re ushtarake, që siç thonë, do të shërbejë për trajnime.

Kjo gatishmëri ruse për shtrirjen ushtarake në Serbi, vija pas takimit që kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq pati me presidentin rus, Vladimit Putin.

Aeroporti tek Zrenjanini

Kjo temë do të trajtohet edhe me rastin e vizitës së kryeministrit rus në Beograd, Dimitry Medvedev ku, sipas Blic-it, do të specifikohet edhe për çështjen e bazës në Nish, që është quajtur si një qendër humanitare e që pret të përfundojë që nga viti 2014, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, qeveria në Beograd me shumë vështirësi flet për këtë temë, pasi që vet baza në Nish ka qenë një halë në sy për Brukselin dhe Vashingtonin. Burime të Blic-it brenda qeverisë serbe kanë thënë se “BE dhe SHBA nuk do ta presin mirë bazë të re, pasi që edhe atë të Nishit nuk e kanë pritur mirë”.

Baza ushtarake ruse në Nish

Ndërsa drejtori i qendrës serbo-ruse, Bojan Glamoçlija, ka thënë ky poligon do të duhej të ndërtohet, por sipas tij, ende nuk ka asgjë konkrete. /lajmi.net