Rusia çmon përvojat turke në shëndetësi, investohen 400 milionë dollarë

Fondi rus për investime direkte dhe holdingu ndërtimor turk Renesans nënshkruan të hënën një memorandum bashkëpunimi që parasheh investime të përbashkëta në zhvillimin e sektorit të mbrojtjes shëndetësore, ndërtimi të qendrave tregtare, por edhe të projekteve infrastrukturore në vlerë deri në 400 milionë dollarë. 

Bota

01/12/2014 22:35

Sipas fjalëve të shefit të fondit rus për investime, Mihail Dmitrijev, investimet do të jenë “të rënda” 400 milionë dollarë, kurse pjesëmarrja në këto investime do të jetë e barabartë nga të dy palët,  nga 200 milionë dollarë. Ato investime do t’i kontribuojnë zhvillimit të shërbimeve shëndetësore në Rusi, si dhe shtimit të shërbimeve private shëndetësore për afro 60 për qind në 3 vjetët e ardhshëm.

“Përvoja turke në zhvillimin e mjekësisë është e një rëndësie të madhe edhe për Rusinë, sepse ata investojnë shumë mjete në mjekësi dhe tash kanë paralajmëruar programin, në kuadër të të cilit parashihet të investohet 24 miliardë dollarë në modernizimin e sistemit shëndetësor të Turqisë”, deklaroi Dmitrijev.