Rusi: Policia i ka shpërndarë protestuesit në mbështetje të Navalnyt

Policia e Rusisë i ka shpërndarë sot protestuesit në qytetin siberian, Kemerovo, që ishin mbledhur për ta mbështetur politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili tashmë po zhvillon fushatë intensive për zgjedhjet presidenciale të Rusisë, vitin e ardhshëm.

Bota

25/07/2017 17:23

Policia për një kohë të shkurtër i ka arrestuar disa aktivistë dhe e ka shkatërruar një kiosk të fushatës, ku jepeshin posterë dhe flamuj kombëtarë të Rusisë.

Aktivistët thanë se ata kishin kërkuar leje për mbajten e tubimit, por meqë nuk kishin marrë pëgjigje nga autoritetet lokale, ata konsideronin se kishin të drejtë të mbanin tubim.

Më 12 korrik në qytetin tjetër të Siberisë, Krasnojarks, policia i konfiskoi kompjuterët e selisë lokale të fushatës së Navanyt, duke thënë se shefi i fushatës kombëtare të tij, Leonid Volkov, ishte i dyshuar për shkelje të të drejtave të autorit dhe për krjim të virusit kompjuterik.