Ruajini fëmijët prindër, Anjeza Shabani mund të dalë menjëherë nga burgu

E harruat Anjeza Shabanin? Edukatoren monstër e cila u filmua tek rrihte barbarisht një fëmijë në kopshtin në të cilën ajo ishte pronare. Pas 6 muajsh paraburgim, ekziston një mundësi që Anjeza Shabani të lirohet menjëherë nga burgu.

Lajme

18/11/2016 14:39

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar për të 4 vite e 6 muaj burg, por duke qenë se ajo e ka pranuar fajin atëherë përfiton dënim të shkurtuar, domethënë nga 4.5 vjet në 3 vjet.

Por, avokati mbrojtës tregon edhe një mundësi tjetër e cila mund ta nxjerrë nga burgu edukatoren monstër. Anjeza Shabani ka shfaqur shenja pendese, duke i kërkuar gjykatës vetëm 1 vit burg. Por duke qenë se është prej 6 muajsh në paraburgim dhe kjo periudhë llogaritet dyfish, nëse gjykata e pranon kërkesën e saj që ajo të dënohet vetëm për 1 vit atëherë automatikisht Anjeza Shabani lirohet nga burgu.