Rrugët e Prishtinës shndërrohen në pista patinazhi nga mos pastrimi, shkaktohen edhe aksidente (Foto)

Gjatë orëve të mbrëmjes, rrugët në Prishtinë janë kthyer në pista akulli.

Lajme

22/03/2018 21:59

Komunikacioni në rrugët e Prishtinës është duke u zhvilluar më shumë vështirësi.

Më së keqi është rruga që dërgon nga “Agim Ramadani” për në “Kodrën e diellit”.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi, ku shihet se komunikacioni në këtë pjesë po zhvillohet me probleme të mëdha. Shumë vetura po dalin edhe nga rruga.

Madje, në këtë rrugë, një autobus i ri i NP “Trafiku urban” ka përfunduar në shtyllat anti parking.

Në akull janë kthyer rrugët dhe në disa pjesë te tjera të qytetit. Po ashtu, nuk është hedhur krip as në rrugën për Fushë Kosovë. /Lajmi.net/

ergherge

erfqwefqw  regqe

29020241_10160153254590301_1904536022_n